E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tajfuni “Wipha” godet Hong Kongun, ndërsa përmbytjet në Korenë e Jugut shkaktojnë 14 viktima

Tajfuni i fuqishëm “Wipha” goditi Hong Kongun të dielën, duke sjellë erëra me shpejtësi më shumë se 167 km/orë dhe shi të dendur që përfshiu pjesën më të madhe të qytetit. Të paktën 400 fluturime u anuluan ndërsa transporti publik u pezullua, duke shkaktuar kaos në aeroportet dhe rrugët e qytetit. Autoritetet raportuan më shumë se 110 mm shi që ranë brenda tre orëve, duke përmbytur rrugët dhe shkatërruar infrastrukturën.

Rreth 26 persona kërkuan trajtim mjekësor, ndërsa 253 qytetarë u strehuan në qendrat emergjente. Pjesa më e madhe e dëmeve iu atribuohet shkatërrimit të pemëve dhe dëmtimit të kantierëve të ndërtimit. Autoriteti i aeroportit njoftoi se 80,000 udhëtarë ishin prekur nga ndërprerja e fluturimeve, ndërsa tragetet u pezulluan për shkak të dallgëve të larta të detit.

Në të njëjtën kohë, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Korenë e Jugut kanë shkaktuar 14 viktima dhe 12 të tjerë janë ende të zhdukur pasi shiu i rrëmbyeshëm përmbyti shtëpi dhe mori me vetë automjetet. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, shumë banesa janë shkatërruar dhe ka shqetësime për rritjen e numrit të viktimave.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›