E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zelensky kërkon raund të ri bisedimesh, Kremlini: Putin është gati të diskutojë paqen në Ukrainë

Kremlini është shprehur se presidenti rus Vladimir Putin është gati të diskutojë për një zgjidhjeje paqësore me Ukrainën, ndërsa shtoi, se objektivi kryesor i Moskës është të arrijë qëllimet e saj.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se procesi për gjetjen e një zgjidhje paqësore nuk është i lehtë por se Moska është e gatshme për të  biseduar.

“Presidenti Putin ka folur vazhdimisht për dëshirën e tij për ta çuar zgjidhjen e çështjes ukrainase në një përfundim paqësor sa më shpejt të jetë e mundur. Ky është një proces i gjatë, kërkon përpjekje dhe nuk është i lehtë. Gjëja kryesore për ne është të arrijmë qëllimet tona. Synimet tona janë të qarta”, tha Peskov.

Këto komente vijnë pas deklaratës së presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për të zhvilluar një raund të ri bisedimesh javën e ardhshme për të arritur një zgjidhje reale.

Gjithashtu edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj Rusisë, duke premtuar një valë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes raketore Patriot. Ai gjithashtu i dha Rusisë një afat 50-ditor për të rënë dakord për një armëpushim ose të përballet me sanksione shtesë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›