E Diel, 1 Nëntor 2026

Tajfuni në Kinë, evakuohen 2 milionë persona

Rreth 2 milionë persona janë evakuuar nga provinca Zheijang në Kinë, për shkak të ardhjes së tajfunit Haikui.

Gjithashtu, 300 mijë persona të tjerë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre edhe në Shangai.

Në Zheijang era ka arritur një shpejtësi prej 115 kilometra në orë.

Një nga banorët u shpreh për gazetën ‘China Daily’: “Jam 83 vjeç dhe jam mësuar me largimin nga shtëpia për mbrojtjen nga tajfuni. Nuk ka asgjë të vështirë. Përgatit disa çanta me gjërat më të domosdoshme dhe kjo është e tëra.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›