E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasësi i sikëve në Wisconsin, neo-nazist

Wade Michael Page, që vrau gjashtë persona në tempullin indian sik në Ëisconsin, përveçse një ish-pjesëtar i ushtrisë amerikane, ishte edhe anëtar i grupit "Nazi-punk" "End Apathy", i themeluar në vitin 2005.

Grupi kishte edhe një faqe "My Space". Wade i binte kitarës, kishte regjistruar edhe një CD "SelfDestruct" dhe merrte pjesë në festivalet e neo-nazistëve.

Anëtarët e grupit shfaqen pas flamujve me svastikën dhe kryqet kelte. Madje shenja të tilla i kane shndërruar edhe ne tatuazhe.

Ata e shpjegonin kështu muzikën e tyre: "Është një koment i trishtë i shoqërisë sonë të sëmurë dhe problematike që pengon progresin e vërtetë".

Kjo fjali dëshmon shumë urrejtje, aq sa muzikanti u kthye në një vrasës duke ngatërruar komunitetin sik me myslimanët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›