E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tajlandë, përfundon rrethimi i aeroportit

Rrethimi një javor i aeroportit Ndërkombëtar të Bangkokut në Tajlandë ka përfunduar. Protesta anti-qeveritare përfundoi pas njoftimit se kryeministri tajlandez, Somchai Wongsawat, do të largohej nga posti. Gjykata Kushtetuese e vendit mori vendim të ndalonte aktivizimin në politikë të kryeminisitrit për pesë vjet. Njoftimin për përfundimin e bllokadës në aeroport e konfirmoi kreu i Autoritetit të Aeroportit në Tajlandë. Otopan Wicherat tha se kishte arritur një marrëveshje me protestuesit anti-qeveritarë që ata të largoheshin menjëherë nga aeroporti. Fluturimet e pasagjerëve do të fillojnë nga mesnata e datës 4 dhjetor, në kohë për ditëlindjen e Mbretit. Sipas BBC-së, personeli i sigurisë së aeroportit ka arritur tashmë atje dhe pritet të bëjë një inspektim të hollësishëm të ndërtesës së terminalit. Aleanca e Popullit për Demokraci, që e mbajti të pushtuar aeroportin për mbi një javë, shpalli fitore pasi Gjykata Kushtetuese mori vendimin se kryeministri Somchai Wongsawat, duhet të jepte dorëheqjen. Gjykata e shpalli atë fajtor për manipulim të votave. Megjithatë, sipas BBC-së, në Tajlandë nuk do të ketë zgjedhje të reja dhe partia në pushtet do të vazhdojë të mbetet të qeverisë, me një emër tjetër dhe me një udhëheqës të ri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›