E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët me aftësi të kufizuar, kalendar për ndihmë

Një kalendar për të apeluar qeverinë, por edhe shoqërinë për ndihmë. Është kjo forma që për herë të parë 12 fëmijë me aftësi të kufizuara kanë zgjedhur për t'ju drejtuar autoriteteve, duke u rikujtuar se edhe ata duhet të gëzojnë të drejta të barabarta me fëmijët e tjerë. Përafërsisht në Shqipëri numërohen rreth 24 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, pjesa më e madhe e të cilëve, ndeshin barriera të mëdha në arsim, shërbime sociale dhe shumë sfida të tjera jetësore. Në promovimin e këtij kalendari, ku çdo faqe shpreh një dëshirë dhe ëndërr fëmijërore, ka qenë i pranishëm edhe zv/kryeministri I vendit Genc Pollo. Pollo, tha se qeveria po ndërmerr inisiativa serioze për zbutur pasojat në jetën e këtyre të miturve. Kalendari, "Dëgjoje zërin tim" është bërë i mundur nga Fondi i kombeve të bashkuara për fëmijë, dhe në këtë sipërmarrje ka ndihmuar edhe fondacioni shqiptar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Fëmijët me aftësi të kufizuar, kalendar për ndihmë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›