E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azi, stabilizohen cmimet e aksioneve

Çmimet e aksioneve në Azi po tregojnë shenja stabilizimi pas shitjeve masive në tregjet globale ditën e hënë.

Në Tokjo indeksi Nikkei e rimori veten pas një rënie prej pesë përqindësh në momentin e hapjes së bursës, ndërkohë që tregjet janë kryesisht në gjëndje pozitive në pjesë të tjera të kontinentit.

Australia ka shkurtuar normën e interesit me një përqind në kushtet e një alarmi të vazhdueshëm, lidhur me qëndrueshmërinë e sistemit financiar.

Aksionet në New York, Londër dhe Paris, pësuan rënie të madhe gjatë ditës së hënë. Analistët thonë se ekziston një frikë në rritje se paraliza në tregjet e kreditit po përhapet në ekonominë globale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›