Universiteti "Kristal" marrëveshje me universitetin e "Sienës"
Universiteti "Kristal" nënshkruan me universitetin e "Sienës", Itali, marrëveshjen që do t'i hapë udhë njohjes reciproke të diplomave. Memorandumi i mirëkuptimit që pason të dytin e këtij lloji mes universiteteve në fjalë, ka për qëllim unifikimin e njohurive dhe bashkëpunimin reciprok, me qëllim shkëmbinin e profesoriatit, realizimin e projekteve studimore të përbashkëta deri dhe punësimin në të dy vendet.
Aktualisht institucioni arsimor jopublik "Kristal", që po zë një shtrirje gjithnjë e më të madhe në tregun vendas të edukimit, por edhe jashtë, po bëhet një aktor i rëndësishëm në këtë fushë. Deri më tani, universiteti ka adaptuar programet mësimore të fakultetit të infiemerierisë nga Siena,por synon ta shtrijë edhe më tej këtë adaptim dhe bashkëpunim.Ekipi i profesoriatit italian nga Siena, do të asistojë njëkohësisht edhe në sesionin e provimeve në kolegjin "Kristal", po ashtu edhe në mbajtjen e provimeve të një grupi studentësh nga universiteti.