Tajlandë, ushtarët marrin urdhër për të qëlluar
Qeveria tajlandeze po u vështirëson misionin "këmishëve të kuqe", të cilët nuk janë tërhequr ende plotësisht.
Pas disa zjarrvënieve dhe sulmeve të regjistruara sot ndaj disa bankave dhe institucioneve në Bangkok, qeveria ka paralajmëruar se do të aplikojë dënimin me vdekje ndaj autorëve.
Gjithashtu, autoritetet tajlandeze u kanë dhënë leje trupave ushtarake që të hapin zjarr ndaj protestuesve, nëse këta të fundit nuk u binden urdhërave.
Por aksionet e qeverisë nuk kanë mbaruar me kaq, pas censurimit të televizioneve, ato kanë bllokuar edhe faqet e internetit Twitter dhe Facebook.
Ndërkohë, qindra protestues kanë mbetur të bllokuar në tempullin Wat Panum, i cili ndodhet brenda kampit të ngritur në Bangkok.
Ndërsa ndaj ish-kryeministrit, që mbështetet nga "këmishat e kuqe", qeveria tajlandeze ka rinovuar urdhërarrestin.