Kujdesi ndaj jetimëve Raporti AI: Shqipëria të rishikojë legjislacionin
TIRANE- Shteti shqiptar ka hequr dorë nga detyrimet e veta ligjore ndaj fëmijëve pa kujdes prindëror. është ky përfundimi që ka arritur një raport i Amnesty International lidhur me kushtet e jetimëve në Shqipëri. Raporti i publikuar në ditën ndërkombëtare të jetimëve, më 20 maj, vë në dukje se në Shqipëri ekziston një moszbatim i plotë i standardeve ndërkombëtare të parashtruara në udhëzimet e OKB-së për përkujdesin ndaj fëmijëve jetimë. Për pasojë, shumica e jetimëve kur arrijnë moshën madhore nuk arrijnë të sigurojnë strehim pa ndihmën e shtetit ndërsa kanë mundësi të pakta punësimi, thuhet në raport.
Organizata nxit qeverinë shqiptare të rishikojë ligjin numër 81/53 për statusin e jetimit dhe politikat aktuale të strehimit si dhe të garantojë të drejtat e jetimëve për tu trajtuar me përparësi për strehim , në përputhje me traktatet ndërkombëtare.
Qeveria duhet të sigurojë që të rriturit e pastrehë me fëmijë ose me probleme shëndetësore që jetojnë në konvikte të marrin pa vonesë , banesa të papërballueshme financiarisht, pavarësisht moshës apo statusit të jetimit , thuhet në rekomandimet e Amnesty International.
Kjo e fundit i drejtohet në raport edhe Këshillave Bashkiak duke u bërë thirrje të zbatojnë në mënyrë të efektshme programet e strehimit social për të gjitha grupet në nevojë, duke siguruar respektimin e duhur të personave me statusin e jetimit.
Amnesty International nxit autoritetet shqiptare të bëjnë ndryshimet e nevojshme legjislative, të praktikave dhe politikave ekzistuese, si dhe të zbatojnë të drejtat e jetimëve.
Ndërkohë organizata i bën thirrje BE-së dhe donatorëve të tjerë ndërkombëtarë që të ndihmojnë organet qendrore dhe vendore në plotësimin e detyrimeve të tyre për strehimin e personave në nevojë, ku përparësi kanë jetimët.
(e.n/News24/BalkanWeb)