Tajvan, skuadrat e shpëtimit gjejnë gjallë 700 persona
Zyrtarët e ushtrisë në Tajvan lajmërojnë se qindra vetë të cilët ishin të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga tajfuni i tre ditëve më parë janë gjetur të gjallë. Të paktën 700 persona nga një rajon i largët malor në jug të Tajvanit u gjetën të gjallë natën e kaluar, por ndërkohë shumë persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Tajfuni "Morakot", që goditi Tajvanin gjatë fundjavës së kaluar, shkaktoi 63 të vdekur në ishull. Gjatë fundjavës së kaluar mbi 100 persona kanë humbur jetën në Azi si pasojë e tajfunit "Morakot" dhe stuhisë tropiake "Etau". Në kontenë Kaohsiung, në jug të Tajvanit, qindra të mbijetuar nga shumë fshatra janë zhvendosur në rajone më të larta para se masivi i baltës dhe shkëmbinjve të mbulonin banesat e tyre.
Në mesin e atyre që mendohej se ishin varrosur nën baltë ishin edhe 200 banorë të Hsiao Lin, një fshat që u mbulua tërësisht nga balta dhe dherat. Një zëdhënës i ushtrisë deklaroi se shumë banorë në dy fshatra të goditura nga fatkeqësia natyrore në jug të ishullit kishin mundur të shpëtoheshin përpara se shtëpitë e tyre të përmbyteshin nga dheu dhe shkëmbinjtë. Tashmë ata po dërgohen në vende të tjera me helikopterë të ushtrisë. Megjithatë një zyrtar u shpreh se më shumë se 100 banesa janë goditur nga rrëshqitjet e dheut dhe ka shumë vetë që rezultojnë të humbur.