Lauka, ambasador ne Prishtine
Fatjona Mejdini
Qeveria shqiptare miratoi diten e djeshme edhe projektin qe i hap rruge ngritjes se ambasades shqiptare ne shtetin e Kosoves. Ne mbledhjen jashte radhe te qeverise, Kryeministri Berisha theksoi se ambasada jone ne Kosove do te drejtohet nga Islam Lauka, i cili aktualisht mban detyren e drejtorit te Pergjithshem te Drejtorise te Marredhenieve Shumepaleshe ne Ministrine e Jashtme. Ne prezantimin qe beri Berisha ambasadorit te Shqiperise ne Kosove theksoi se ai ishte nje diplomat qe e njihte mire gjendjen ne kete shtet te ri. “Eshte diskutuar dhe me Presidentin e Republikes, si dhe eshte rene dakord, qe ambasadori yne ne Prishtine do te jete nje nga personalitetet me te shquara te Ministrise se Puneve te Jashtme, nje nga diplomatet me eksperience te kesaj ministrie, nje diplomat qe ka vepra te tera kushtuar Kosoves dhe qe e njeh mire problemin. Ky eshte zoti Islam Lauka”, deklaroi Kryeministri Berisha, gjate mbledhjes se djeshme te qeverise. Po keshtu, Berisha theksoi se perfaqesuesi aktual i Shqiperise ne Kosove, Arben Cejku, do te kaloje ne nje detyre te tjeter me te rendesishme, duke e pergezuar per punen e bere gjate kesaj periudhe ne Kosove.
Ne mbledhjen e djeshme, Berisha nuk harroi edhe te pershendeste edhe menyren se si qytetaret kosovare festuan ne diten e shpalljes se Pavaresise. Ai pershendeti ne emer te qeverise shqiptare te gjitha etnite qe jetojne ne Kosove, per menyren si e festuan pavaresine, duke nenvizuar se ai festim nuk ishte pare as ne Evrope, per dekada te tera. Nga ana tjeter, Kryeministri Berisha e quajti nje flamur te bukur dhe me kuptim, ate te Kosoves si shteti me ri ne bote. “Harta e Kosoves me kufijte e saj nderkombetare, me yje te bardhe, ashtu si kemi plisin, si kemi zemren. E bardha perfaqeson te gjitha minoritetet. Eshte nje flamur qe te ben menjehere per vete. Nje merite e jashtezakonshme per ate perzgjedhje aq te bukur, aq te mencur dhe evropiane”, deklaroi Berisha, ne lidhje me flamurin me 6 yje te Kosoves. Po keshtu, ne mbledhjen e djeshme, Kryeministri shprehu edhe padurimin per te udhetuar drejt Prishtines dhe per te firmosur ne murin e improvizuar dhe te titulluar “New Born”.
Ambasadori
Drejtori i Drejtorise te Marredhenieve Shumepaleshe ne Ministrine e Jashtme, Islam Lauka, do te jete edhe ambasadori i pare i Shqiperise ne Kosove. Dje, Kryeministri Berisha e cilesoi Laukan si nje njohes te mire te situates ne Kosoves, i cili ka shkruar ne menyre te vazhdueshme vepra per Kosoven. Berisha theksoi se ky propozim ishte konsultuar edhe me Presidentin Bamir Topi.
Flamuri
Kryeministri Berisha deklaroi dje se ishte afeksionuar menjehere me flamurin e shtetit te Kosoves, duke e cilesuar ate si te bukur dhe nje perzgjedhje te mire per shtetin e sapoformuar. Po dje, menjehere pas mbarimit te mbledhjes se qeverise, ne Ministrine e Jashtme, flamuri i Kosoves u valevit prane flamujve te vendeve te tjera nderkombetare.
Monumenti
Kryeministri Berisha shprehu ne mbledhjen e djeshme te qeverise edhe padurimin per te vizituar Prishtinen. Keshtu, kreu i qeverise theksoi se deshira e tij ishte te firmoste ne monumentin e ngritur ne formen e nje muri te perbere nga fjalet New Born. Pak dite me pare, Berisha deklaroi se, ndonese deshiren e madhe per te qene ne Kosove, diten e shpalljes se pavaresise, protokolli nuk ja kishte lejuar ate.