Gruevski i shmanget Kosoves
Kryeministri i Maqedonise, Nikola Gruevski, nuk dha nje qendrim te qeverise maqedonase ne lidhje me njohjen e shtetit te ri te Kosoves. Keshtu ne konferencen per shtyp te mbajtur me Kryeministrin Berisha, Gruevski la te kuptohej se nga pala maqedonase ende nuk ishte marr nje vendim ne lidhje me njohjen ose jo te Kosoves si shtet i pavarur. “Ne po ndjekim me vemendje gjendjen ne Kosove e Serbi dhe kuptohet do te vendosim ne pajtim me interesat shteterore te Republikes se Maqedonise dhe ne komunikim te drejtperdrejte me miqte tane evropiane e te NATO-s”, theksoi Gruevski ne lidhje me pyetjen nese Maqedonia do te njihte ose jo shtetin e Kosoves. Kryeministri maqedonas theksoi se vendi i tij e kishte mbeshtetur planin Ahtisari per Kosoven dhe madje, sipas tij, kete plan e kishte pranuar edhe vete Kosova. Sipas tij, qeveria e Maqedonise kishte formuar nje trup koordinues, i cili do t’i ndihmonte ne lidhje me ngjarjet qe ndodhen ditet e fundit dhe me ballafaqimin e problemeve eventuale.