E Shtunë, 31 Tetor 2026

“SHBA e aleatet vleresuan Kosoven”

Levizja Socialiste per Integrim pershendeti partneret nderkombetare per njohjen e Kosoves si shtet i pavaruar e sovran. Kryetari i Komitetit Drejtues Kombetar ne kete parti, Edmond Haxhinasto, duke u ndalur ne kete moment, theksoi se “njohja e pavaresise se Kosoves nga aleati yne me i madh, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, dhe nga partneret tane nderkombetare Britania e Madhe, Franca, Italia, Gjermania, Turqia e shume vende te tjera, numri i te cilave po vjen vazhdimisht ne rritje, tregon se vleresohet vullneti i paepur i nje populli, per te qene i lire e i pavarur, se respektojne progresin e jashtezakonshem qe ka bere Kosova drejt nje shoqerie multietnike, qe i respektojne te gjithe qytetaret e saj pavaresisht nga perkatesia etnike”. Sipas tij, njohja nderkombetare e Kosoves si shtet i pavarur e sovran eshte nje tregues i ngadhnjimit te lirise mbi shtypjen, i drejtesise mbi padrejtesine historike, eshte nje triumf i humanizmit e civilizimit mbi shovinizmin e gjenocidin. O.XH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›