Sinjali nga Egjipti

Kryeministri i Egjiptit, Ahmed Nazif ka thënë se vendi i tij e ka mbështetur popullin e Kosovës dhe se po ndjek me interes zhvillimet atje.
Në takimin me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, kryeministri Nazif ka thënë se Egjipti nuk mban anë në këtë çështje dhe ka shtuar se vendimi për njohjen e Kosovës do të merret në momentin e duhur, thuhet në një kumtesë nga Kuvendi i Shqipërisë.
Topalli e mbylli të dielën vizitën zyrtare në Kajro me takimin me Ministrin e Jashtëm, Ahmed Aboul Gheit. Shefi i diplomacisë egjiptiane ka thënë se, “Kosova tashmë është një shtet dhe se nuk ka kthim prapa”.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka zhvilluar një takim zyrtar edhe me Kryetarin e Asamblesë Popullore të Egjiptit, Fathy Souror, nga i cili ka kërkuar që ky shtet të njohë pavarësinë e Kosovës.
Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Egjiptit, i pranishëm në takim, siguroi Topallin se ky komision do t’i rekomandojë Qeverisë së Egjiptit njohjen e shtetit të Kosovës, pasi - siç u shpreh ai - edhe opinioni publik është në favor. “Ne e konsiderojmë Egjiptin si një vend lider të botës arabe, që me influencën e tij do të ndikonte mjaft në njohjen e shtetit të Kosovës”, tha Topalli. “Ky realitet i ri ka ndikuar në stabilitetin e rajonit tonë, duke çuar përpara fqinjësinë e mirë, pas njohjes së Kosovës nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, përveç Serbisë”, ka shtuar ajo.
Kryeparlamentarja Topalli ka vlerësuar se fakti që zyrtarët egjiptian e shohin me shumë simpati çështjen e shqiptarëve në përgjithësi dhe çështjen e Kosovës në veçanti, zhvillimet e fundit dhe qoftë edhe këto takime të zhvilluara orët e fundit, shënojnë hapa të rëndësishëm drejt atyre objektivave që janë kaq themelore për ne shqiptarët.
“Unë mendoj se po avancohet mjaft mirë në drejtim të qëllimit tonë. Unë jam optimiste. E shoh me shumë optimizëm. Shoh ndryshimet midis takimeve që unë kam pasur me personalitete kohë më parë dhe takimeve që pata sot. Kam arsye për të parë me shumë pozitivet ecurinë e procesit në të ardhmen edhe në raport me Egjiptin, por jo vetëm kaq”, ka thënë ajo.
Sipas saj, duke qenë se Egjipti është vend lider në rajon, padyshim influenca e tij është jashtëzakonisht e madhe dhe njohja e Kosovës prej Egjiptit do të ndiqej nga një zinxhir i rëndësishëm njohjesh prej vendeve të tjera. “Do të rriste menjëherë numrin e shteteve që njohin shtetin e ri, për të arritur atë që ne ëndërrojmë dhe që besojmë se do të arrijmë për Kosovën”, ka thënë kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë.