Tak ball shpiket loja ekstreme ne Bangkok
Në Bangkok shpiket një lloj i ri sporti, i cili i tejkalon të gjithë kufijtë e mundshëm të fantazisë. Bëhet fjalë për “Tak Ball”, ku lojtarët janë të pajisur me armë trullosëse. Bëhet fjalë për mjete të lehta që shkaktojnë shkarkesa elektrike me voltazh të ulët, ku synimi është neutralizimi i përkohëshëm i kundërshtarëve.
Rregullat janë të thjeshta: topi I përmasave të mëdha, 61 centimetra, duhet të dërgohet në portë, për të realizuar një pikë. Megjithatë, pjesa e pazakontë është se skuadrat hyjnë në fushë të armatosura dhe gati për “luftë”. Fanatikët thonë se ky që u promovua në Bangkok është sporti I së ardhmes, ndërsa kjo ishte vetëm një ndeshje për shfaqje.
Çdo takim përbëhet nga tre perioda nga 7 minuta secila, ndërsa skuadrat mund të rreshtojnë nga 4 lojtarë në fushën me bar artificial, që ka përmasat e një fushe të zakonshme të futbollit në salla.
Ky sport është shpikur nga Leif Kelenberger, Erik Prum dhe Erik Vunsh, të cilët kërkonin ti hapnin rrugën sportit më ekstrem të mundshëm dhe pikërisht këtu lindi ideja e armëve trullosëse. Në fakt, lejohet që lojtarët ti përdorin pa kufizime shkarkesat elektrike ndaj kundërshtarit që ka topin.
Armët që kanë si synim neutralizimin e kundërshtarëve, kanë forcë nga 3 deri në 5 miliamper, që është vetëm 10 për qind më e dobët se arma të cilën e përdor policia.