elsi kushtet e Murinjos

Pas largimit të Andre Vilas-Boas nga drejtimi i Çelsit, Zhoze Murinjo është një prej emrave më të përfolur për të marrë drejtimin e skuadrës.
Megjithatë, për rikthimin në “Stemford Brixh”, ku ka shkruar pjesën më të rëndësishme të historisë së klubit edhe pse punoi vetëm tre vjet, trajneri portugez ka paraqitur disa kushte të vështira për t’u plotësuar edhe nga një miliarder që nuk kursehet si Roman Abramoviç.
Sipas asaj që shkruan britanikja “Daily Express”, “Special One” ka vendosur disa kritere shumë të forta, nëse Çelsi realisht dëshiron ta marrë nga Reali i Madridit. Duke nisur që nga rroga: Murinjo pretendon një rrogë 12 milionë sterlina në vit, rreth 14.4 milionë euro.
Kjo do të ishte më tepër se dyfishi i asaj që përfitonte Vilas-Boas, ndërsa aktualisht Mou është tekniku më i paguar në botë, me 13 milionë eurot në sezon që përfiton në “Santiago Bernabeu”.
Por, rroga nuk është i vetmi kusht. Murinjo pretendon të ketë të kontroll të plot në merkaton e klubit, edhe sepse dëshiron që në rast të kalimit te Çelsi, të marrë me vete yllin portugez Kristiano Ronaldo.
Ashtu si trajneri, edhe sulmuesi portugez duket i pakënaqur te Reali, për shkak të ndërhyrjeve të shpeshta të presidentit Florentino Perez dhe do të pranonte me dëshirë të largohej.
Gjithsesi, përveç Murinjos, mes kandidatëve të Abramoviç për stolin janë edhe Pep Guardiola dhe Joakim Lëv, me këtë të fundit që ka hedhur poshtë spekulimet, duke nënvijëzuar se është i kënaqur në stolin e Gjermanisë.