E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristiano Ronaldo nje makineri golash

Sezoni i shkëlqyer që po përjeton Reali i Madridit, lidhet në mënyrë të pashmangshme me paraqitjet e jashtëzakonshme të Kristiano Ronaldos. Sulmuesi portugez ecën me shifra të frikshme në këtë sezon, duke qenë protagonist absolut në La Ligan spanjolle dhe favorit për “Këpucën e Artë”. Një prej të dhënave më interesante për formën e 27-vjeçarit është fakti se gjatë këtij sezoni, ai ka shënuar më tepër gola se 12 skuadra të kampionatit spanjoll. Me rrjetën e realizuar të dielën kundër Espanjolit, CR7 vulosi golin e 30 personal, ndërsa një mesatare të tillë shënimi e kanë zili 60 për qind e skuadrave të La Ligas.
Në fakt, duke nisur nga Osasuna e vendit të 7 në klasifikim, që deri në këtë fazë të sezonit ka realizuar 29 gola, për të vazhduar më tej me Seviljan e vendit të dhjetë me 27 gola e deri te Saragoza e vendit të 20-të që mbyll tabelën, janë plot 12 skuadra që kanë shënuar më pak se Kristiano Ronaldo i vetëm. 
Në listën e skuadrave që e kanë shijuar pak golin nuk mungojnë as Espanjoli, Betis, Real Sociedad, Majorka, Getafe apo edhe Vijareali. Sulmuesi portugez ka shënuar në 15 ndeshje të kampionatit, ndërsa në dhjetë raste është larguar nga fusha pas festuar.
Aktualisht ai ka një mesatare prej 1,2 golash në ndeshje, ndërsa nëse vazhdon me këto ritme do të thyejë rekordin e sezonit të kaluar, ku shënoi 40 gola në La Ligan spanjolle dhe mund ta mbyllë kampionatin me 45 rrjeta të realizuara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›