Fajon:BE po shqyrton mekanizmin për vizat

Eurodeputetja, Tanja Fajon ka deklaruar së fundmi se BE po shqyrton mundësinë e aplikimit të mekanizmit për pezullimin e përkohshëm të lëvizjes së lirë pa viza për ato vende që nuk respektojnë liberalizimin. “Fillimisht do të ketë mekanizëm për një pezullim për gjashtë muaj, ndërsa në rast se do të vazhdojnë keqpërdorimet, atëherë kjo masë do të vijojë edhe në afat më të gjatë dhe qytetarët nuk do të mund të udhëtonin”, theksoi Tanja Fajon, gjatë qëndrimit një ditë më parë në Tetovë. Ajo ka theksuar se kërkesat për azil nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë problem më i madh.
Fajon nënvizoi se Maqedoni po ballafaqohet në mënyrë të suksesshme lidhur me problemin. “Përsa i përket Maqedonisë nuk ka situatë alarmante, dhe në dhjetor numri i kërkuesve për azil është zvogëluar. Është e qartë se Qeveria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm dhe do ta inkurajoja që të vazhdoj edhe në të ardhmen”, theksoi eurodeputetja Fajon, e cila dje u shpall edhe qytetare nderi e komunës së Tetovës.
Numri i azilkërkuesve nga Maqedonia nëpër vendet e Bashkimit Evropian ka rënë dukshëm. Me regjimin e lehtësuar të vizave kryesisht po abuzojnë pjesëtarë të komunitetit rom. Deputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, e cila njihet lobimin e saj për heqjen e vizave për vendet e Ballkanit, thotë se shtetasit e vendeve të cilave u janë hequr vizat, nuk kanë të drejtë të kërkojnë strehim për arsye ekonomike.