Takim me historinë, Lipi synon "31"-shin
Në verë, kur fillova të analizoj grupin, e kuptova që karta e identitetit fliste qartë." Marçelo Lipi dhe Alesandro Del Piero, një marrëdhënie që, për sa i takon kombëtares duket se ka mbërritur në "fotofinish". "Me Aleksin kam qenë i qartë, - vazhdoi trajneri i kombëtares. - E kotë të kthehem të përsëris të njëjtat gjëra. Më e rëndësishmja është kualifikimi dhe grupi për Botërorin në "Afrikë 2010". Në jetën e një sportisti ka ulje-ngritje, por Del Piero është emblema e Juventusit; mund të ketë momente të rënies së rendimentit, por lojtarë të tillë janë gjithnjë vendimtarë. Unë djem të tillë do t'i kem gjithnjë në zemër, por është normale që nuk do të bëj grumbullime për mirënjohje.""Takim i rëndësishëm" ose, më mirë takim me historinë. Marçelo Lipi flet për ndeshjen e nesërme miqësore kundër Greqisë. Ajo që mund t'i dhurojë një rekord botëror (ka sa Bazile dhe Klemente): me një fitore ose një barazim, ecuria pozitive e ndeshjeve radhazi në strolin "axurr" do të shkonte 31. "Në kuptimin e një periudhe kaq të gjatë pathyeshmërie, kemi arritur fitore të rëndësishme dhe kemi fituar ndërtimin e një grupi të ri, që po përpiqemi ta bëjmë tani. Përndryshe, do të kërkojmë një rekord deri te vetja jonë, - vazhdoi Lipi. - Ndeshja ndaj Greqisë mund të jetë një shkallë e vogël përmirësimi. E reja është D'Agostino. Më pëlqen, po luan mirë. Lënia jashtë e Del Pieros? E kam thënë një herë këtë argument, kam qenë i qartë me të dhe me ju, pra është e kotë që t'i kthehem kësaj teme. Aleksi mbetet emblemë e Juventusit, lojtarë të tillë zotërojnë karakteristika psikologjike e teknike jashtë së zakonshmes. Karakteristika që i lejojnë të jenë gjithnjë vendimtarë." Pastaj vjen gjykimi i trajneri "axurr" mbi kampionatin: "Në fund nuk do të qëndrojnë tetë "motra", por pesë ose gjashtë jo. Udineze e Napoli, që të dielën humbën, treguan se kanë karakteristika të rëndësishme. Uroj që tani të hyjë edhe Roma. Juvja e Interi? Nuk ka favoritë kjo sfidë, është një ndeshje shumë e hapur".