E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim me komisionerin për mbrojtjen e konsumatorit

Vasili në Bruksel

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, zhvilloi një vizitë pune dyditore në Bruksel. Gjatë kësaj vizite Vasili pati takime bilaterale me zyrtarë europianë. Gjatë qëndrimit dyditor është zhvilluar dhe i pari takim bilateral mes Vasilit dhe komisionerit për mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetësisë, John Dalli. Informimi i komisioneri Dalli në lidhje me procesin e reformave në shëndetësinë shqiptare, vizioni për të ardhmen dhe sfidat me të cilat po përballet mjekësia sot, prioritetet në fushën e shëndetit. Ndërkohë, Dalli mbështeti përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe qeverisë shqiptare në luftën ndaj korrupsionit dhe u shpreh i gatshëm për të ndihmuar shëndetësisë shqiptare. Pjesë tjetër e rëndësishme e këtij takimi ishin dhe diskutimi mbi problematikat e IPA (Instrumenti i Ndihmës së Paraaderimit) dhe misionet TAIEX (Instrumenti i Asistencës dhe Shërbimit të Informacionit). Shqipëria është vend që përfiton nga misionet TAIEX, që janë nën vëzhgimin e Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim në Komisionin Europian dhe mbështesin vendet partnere në fushën e përafrimit, aplikimit dhe zbatimit të legjislacionit europian. Vetëm gjatë këtij viti janë zhvilluar disa misione të tilla, që konsistojnë në misione ekspertësh, vizita studimore dhe misione të vetëvlerësimit.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›