Rritet shërbimi bankar me internet
Përdorimi dhe ofrimi i shërbimeve përmes rrugës elektronike ka pësuar rritje në vitin 2009. Të dhënat zyrtare tregojnë se, gjatë vitit 2009 u miratuan 8 raste të reja të produkteve e–banking, të cilat konsistojnë në implementimin e produktit të internet banking, mobile/sms banking, të kartave elektronike bankare dhe ATM-ve/POS-eve. Numri i bankave që përdorin produktet elektronike bankare shkoi në 14 në vitin 2009, nga 12 që ishte në vitin 2008. Numri i kartave elektronike me funksion cash-in të emetuara nga bankat në vitin 2009 është 566.985 nga 512.232 që ishte numri i tyre në vitin 2008. Numri i kartave të debitit të emetuara deri në fund të vitit 2009 është 543.141 dhe ai i kartave të kreditit është 23.844. Ndërkohë, numri total i ATM-ve të instaluara në sistemin bankar në fund të vitit 2009 është 741 nga 642 që ishin në fund të vitit 2008 dhe ai i POS-eve është 4.370 nga 2.953 që ishin në fund të vitit 2008.
#