E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim



Czeslaw MILOSZ
Takim

Po shëtisnim me makinë përmes fushave me akull në agim.
Një krah i kuq u ngrit në terr.

Dhe papritmas një lepur u hodh në rrugë.
Njëri prej nesh tregoi me gisht.

Kjo ka shumë kohë. Sot askush prej tyre s’është gjallë.
As lepuri, as njeriu që dha shenjën.

O, pash Zotin, ku janë ata vallë, ku po shkojnë
Mishi i një dore, hapthi i lëvizjes, fëshfërima e zallishtes?
Nuk pyes prej dhimbjes, por prej çudisë.

Studim i vetmisë

Rojtar i karvaneve të largëta në shkretëtirë?
Rob i vetëm te një fortesë në rërë?
Kushdo të kish qenë. Në agim ai pa male me qime
Ngjyrën e hirit, përmbi terrin që shkrihej,
Ujiti me ngjyra vjollce duke u përthyer nëpër lëng të kuq,
Gjersa ata mbetën, thellësisht, nën dritë të portokalltë.
Ditë pas dite. E, para se t’i shkonte ndër mend, vit pas viti.
Për kë gjithë ky shkëlqim, mendoi, vetëm për mua?
Prapë, kjo do të mbetet gjatë pasi të tretem.
ǒka aty, në atë sy shtaze? Po zogjtë shtegtarë çfarë panë?
Nëse unë jam gjithë njerëzimi, a janë ata krejt pa mua?
Dhe ai e dinte që s’ia vlente të vajtoje,
Pasi askush prej tyre nuk kish shpëtim.

Përktheu Idlir Azizi

26 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›