Tragjedia “Elektra”, një kujtesë e së kaluarës
Autori i Lajmit: Redaksia
“Elektra” e Sofokliut, premiera e parë e Teatrit Kombëtar për këtë vit, pritet të shfaqet në fundjavë. Tragjedia “Elektra”, e shqipëruar nga Laert Vasili, është vënë në skenë nga regjisori i mirënjohur Adonis Filipi. “Elektra”, shkruar nga tragjediani legjendar grek, Sofokli, konsiderohet si një nga tragjeditë më të mëdha greke, si një nga kryeveprat e të gjitha kohërave. Ajo vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite një pikë referimi që tërheq vëmendjen dhe grishjen artistike të mjaft krijueseve, kërkuesve, artistëve dhe regjisorëve.
Tragjedia “Elektra” rikthen antikitetin helen në Tiranë. Me përkthim në shqip nga Laert Vasili dhe me regji të Adonis Filipit, drama e njohur rikthehet për të disatën herë në sallën e Teatrit Kombëtar në kryeqytet. Skenografia i është besuar Fatbardh Markut, ndërkohë që koreografët dhe kostumet janë grekë. Kasti i aktorëve ka në përbërjen e vet emra si Luiza Xhuvani, Roza Anagnosti, Bujar Asqeriu, Ahmet Pasha, Vasian Lami, Marjeta Larja, Monika Lubonja, Elida Janushi etj. “Elektra” e Sofokliut konsiderohet ndër tragjeditë më të mëdha të kohërave dhe si një përfaqësuese e denjë e Antikitetit. Tragjedia që mbahet si një nga perlat e të gjitha kohëve vazhdon të jetë pikë referimi që tërheq vëmendjen dhe grishjen artistike të mjaft krijueseve, kërkuesve, artistëve e regjisorëve. Nën këtë këndvështrim, me brendinë e ndjerë e konotacionin bashkëkohor dhe fuqinë e ekspresionit “Elektra” përbën padyshim një sfidë skenike teatrore të denjë për ambicien e një teatri prestigjioz. Vepra përcjell emocione të fuqishme, që bartin vetëm ata që paguajnë shumë dëshmi. “Të mos harrojmë se vuajtjet e njeriut janë ngjitëse, ndaj Elektra vjen gjithmonë si një kujtesë e së kaluarës, një thirrje për drejtësi e vlera morale”, thotë regjisori Filipi.
Historia
Ngjarjet e Elektrës paraqiten që tek "Odiseja" e Homerit, por historia e saj prezantohet në veprën e tre tragjedianëve të mëdhenj të antikitetit: Eskili, Sofokliu dhe Euripidi. Sofokliu ndjek linjat kryesore të "Koefores" së Eskilit dhe tragjedinë e tij e mbështet në një histori shumë popullore greke: legjenda e Shtëpisë së Atreut. Kjo shtëpi vihet në qendër të vëmendjes me kthimin e mbretit të Mikenës, Agamemnon, nga Lufta e Trojës bashkë me një konkubinë të re në krah, Kasandrën. Në pallatin mbretëror të Mikenës kanë kaluar rreth 20 vjet nga vrasja e Agamemnonit dhe Kasandrës. Vrasja është kryer nga çifti i dashnoreve Klitemnmestra (ish gruaja e Agamnenonit dhe mbreti Egist -kushëri i Agamemnonit). Klitemnestra beson se shkelja e kurorës është e arsyeshme, pasi Agamemnoni kishte sakrifikuar Ifigjenian, vajzën e tyre para luftës. Motra binjake, Elektra, ka shpëtuar të vëllanë, Orestin, nga masakra duke e çuar dhe gjetur mbështetje në Fokide. Ky i fundit kthehet bashkë me Piladin, shokun e tij, bir i Strofiusit, një mësues i vjetër besnik i Orestit. Me anë të një intrige ata futen në pallat, vrasin Klitemnestran dhe Egistin, dhe Oresti merr fronin e Mikenës. Elektrën e luan Luiza Xhuvani, ndërsa Roza Anagnosti është në rolin nënës vrastare, Klitemnestrës. Aktorë të tjerë që luajnë në këtë tragjedi janë Ahmet Pasha, Vasian Lami, Monika Lubonja, Bujar Asqeriu, Elida Janushi dhe kori. Skenograf është Fatbardh Marku, kostumograf Bllagoi Nicevski, kurse koreografe Mirela Nestora.
"Playboy i trojeve tona" vjen në Metropol
Komedia irlandeze "Playboy i trojeve tona" vjen si premiera e parë e Teatrit të Metropolit për ketë vit, me 11 mars, ora 21.00, në sallën e re “Bodrum” të këtij teatri. Kjo do të jetë shfaqja e parë publike e kësaj komedia dhe organizohet për përfaqësuesit e medias, për të vazhduar më tej me gjithsej 20 shfaqje për publikun e kryeqytetit. "Playboy i trojeve tona" e John Millington Synge vlerësohet si kryevepra e këtij autori. Komedia në fjalë fokusohet në një pritje që jep Christy Mahon me rastin e vendosjes së tij në një fshat të vogël irlandez. Gjatë pritjes ai deklaron se sapo ka vrarë të atin. Në fillim fshatarët e përkrahin duke thënë se guximi i tij për të kryer ketë akt e ka shndërruar atë në playboy-n e trojeve të tyre. Po ky mendim ndryshon shume shpejt si pasojë e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet tij dhe fshatarëve dhe sidomos për shkak të marrëdhënieve të tij me Pegeen Flaherty, një grua me karakter të fortë dhe tërheqëse. Synge eksploron në këtë pjesë efektet e konvencioneve shoqërore duke ngritur lart forcën e imagjinatës. Premiera e dytë e Teatrit të Metropolit pritet të jetë në muajin prill 2010 me komedinë "Testamenti i Ri" nga Sacha Guitry, e cila do të vihet në sallën e re "Glob" me kapacitet prej 300 vendesh. Salla "Bodrum" dhe salla "Glob" e çojnë në tre numrin e sallave të Teatrit të Metropolit. Për vitin 2010 Teatri i Metropolit ka planifikuar vënien në skenë edhe të veprave të tjera në bashkëpunim me regjisorë të huaj të teatrit rumun, francez etj.
Ky lajm është publikuar: 01/03/2010