LDKP gjoba nëntë zyrtarëve për konflikt interesi
Autori i Lajmit: Redaksia
100 deri në 200 mijë lekë të reja është shuma e gjobës që Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), u ka vendosur 9 zyrtarëve, për konflikt interesi mes funksionit publik dhe interesave të tyre private. Burimet zyrtare nga ILDKP-ja pohojnë se zyertarët e gjobitur janë kryesisht punonjës të administratës tatimore e doganore, si dhe punonjës të institucioneve qendrore dhe të pushtetit lokal. “Zyrtarët, punonjës të administratës tatimore e doganore, por edhe të institucioneve qendrore e njësive vendore, janë gjobitur me vlera nga 100.000 deri në 200.000 lekë, për shkak të shkeljes së kërkesave të ligjit nr.9367, dt.7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, - thuhet në njoftimin zyrtar të ILDK-së. Sipas inspektoratit, pas gjobitjes nga Inspektorati i Lartë, 7 prej zyrtarëve kanë reaguar pozitivisht, duke marrë masat për zgjidhjen e konfliktit të interesave. Dy zyrtarë, Anastas Leka me funksion Këshilltar në institucionin e Avokatit të Popullit dhe Arben Karafili, doganier në degën e Doganës Kakavijë, ende nuk kanë marrë masat për zgjidhjen e situatës së konfliktit mes funksionit publik dhe interesave private. “Subjekti Anastas Leka ka qenë administrator i një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, veprimtari private që i ndalohet shprehimisht në nenit 38 të ligjit nr.9367, datë 7.4.2005. Pavarësisht konstatimit nga ana e ILDKP, në kundërshtim me ligjin, subjekti nuk ka kryer veprimet për shmangien e konfliktit të vazhdueshëm të interesit, por ka kaluar nga “administrator” në “person fizik”, gjë e cila bie në kundërshtim me nenin 31 të ligjit”, thuhet në njoftimin e ILDKP-së. Ndërsa doganieri, Arben Karafili është në kushtet e konfliktit të interesave pasi, sipas nenit 32 dhe 38 të ligjit nr.9367, dt. 07.04.2005, funksioni i tij si doganier bie ndesh me interesat private të një prej personave të lidhur të tij.
Ky lajm është publikuar: 01/03/2010