E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi BE – Shqipëri, Kukan dhe Fajon takime me krerë të lartë të shtetit

08-12-2011 / Gazeta 55

Një grup nga Parlamenti Evropian vjen sot në Tiranë në kuadër të takimit të 4-ët BE-Shqipëri të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociimin. Delegacioni i PE-së do të kryesohet nga shefi për Evropën Juglindore në KE-së Eduard Kukan dhe do të përbëhet nga europarlamentarët Victor Bostinaru, nënkryetar i grupit S-D Rumani, Antonio Cancian nga EPP Itali , Tanja Fajon S-D Slloveni, Stanimir Ilchev nga partia ALDE Bullgari dhe Michail Tremopoulos nga Greens/EFA Greqi. Gjatë ditës së sotme delegacioni i PE-së do të zhvillojë takim me presidentin Bamir Topi, me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, me kreun e PS-së Edi Rama dhe me ministrin e drejtësisë Eduart Halimi. Ndërsa ditën e nesërme delegacioni i Parlamentit Europian do të marrë pjesë në takimin e 4-ët BE-Shqipëri të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociimin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›