E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiri vullkanik, rinisin disa udhëtime në Europë

BRUKSEL- Boletini i fundit i organizatës së kontrollit të vullkaneve, bën të ditur se reja e hirit po largohet gradualisht drejt Rusisë për të prekur më pas pjesën e Amerikës së Veriut. Një lajm i mirë ky për të gjithë pasagjerët europianë, të cilët duan të finalizojnë udhëtimet e tyre, pas 5 ditësh izolim nëpër aeroporte. Organizata saktëson se aktiviteti vullkanik po vazhdon, megjithëse nuk ka më hi në lartësinë e 11 mijë metrave, ndërsa nesër parashikohet të mos ketë më hi mbi 6500 metra.

Ndërkaq mëngjesin e sotëm pas 5 ditësh kaos në transportin ajror për shkak të hirit vullkanik islandez, disa aeroporte europiane janë hapur për disa fluturime. Sipas Eurokontrol, enti që kontrollon trafikun ajror, 75% e aeroporteve europiane janë hapur dhe do të zhvillohen 60 % e fluturimeve të parashikuara. Sipas këtij enti disa prej avionëve që do të fluturojnë në zonën e “verdhë”, zonë ku fluturimet janë të kushtëzuara. Ndërsa në Britani, zyrtarë të trafikut ajror thonë se re të mëdha tymi janë shpërndarë nga Islanda drejt Britanisë së Madhe, gjë që kanë detyruara autoritetet të mos hapin hapsirën ajrore.

Asnjë fluturim nuk parashikohet të bëhet sot në aeroportin më të madh të vendit, sic është ai i Heathroë. Edhe Danimarka ende nuk ka hapur aeroportet, të cilat do të qendrojnë të mbyllura deri në orën 2 të ditës së mërkurë. Aeroportet në Skoci po qëndrojnë edhe sot të mbyllura. Ndërkaq rreth 35 mijë pasagjerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe janë të bllokuar në të gjithë Europën. Edhe Polonia ka vendosur të mbajë të mbyllur sot hapësirën ajrore. Ndërsa kompania gjermane “Lufthansa” parashikon sot 200 fluturime, gati 15% të trafikut normal. Në Paris do të kryhen ¾ e fluturimeve ndërkombëtare.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›