E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, Kacin: Bosnja mund të përfitojë më 19 dhjetor

BRUKSEL- Heqja e vizave për qytetarët e Bosnjë Hercegovinës është e mundur të ndodhë në 19 dhjetor të vitit 2010, një vit pasi u hoqën vizat për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Kështu ka deklaruar nënkryetari i Këshillit për Shqipërinë, Bosnjë Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën në Parlamentin Europian, Jelko Kacin.
“Mendoj se kjo do të ndodhë në 19 dhjetor të vitit 2010 ” deklaroi ai për një gazetë të pavarur.

Një vlerësim të tillë ai e argumenton me propozimin e Komisionit Europian për heqjen e vizave për Bosnjë Hercegovinën.
Sipas tij, fajtor për vonesën e liberalizimit të vizave nuk është BE por autoritetet në Bosnjë Hercegovinë të cilët kohën e mandatit e kanë shndërruar në strategji për lëshime minimale për palën e kundërt.

Raportuesja për regjimin e liberalizimit të vizave për ballkanin perëndimor Tanja Fajon tha se për lajmet e para të mira shpreson më 27 prill nga Komiteti për liri qytetare, drejtësi dhe punë të brendshme i cili duhet të japë vlerësim pozitiv, ndërsa propozimi i KE mund të merret deri në fund të muajit maj.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›