Siri, shpërthime të reja, viktima

Një numër shpërthimesh kanë tronditur qytetin e dytë më të madh në Siri, Alepon. Sipas Televizionit Shtetëror, dy shpërthime të ndryshme kanë shkaktuar një numër të madh viktimash, përfshi disa ushtarë, në qytetin verior. Sipas raportimit zyrtar, “bandat e armatosura” ishin përgjegjëse për këtë sulm terrorist.
Ndërkohë, opozita siriane kundërshton raportin zyrtar, duke thënë se shpërthimet ishin tre.
Megjithatë, ndërsa për ta është ende e paqartë se cilat janë rrethanat e vërteta të këtij sulmi, informohet se trupa të shumta qeveritare kishin rrethuar qytetin prej disa ditësh.
Pas vetos ruso-kineze që ruajti Sirinë nga masat të reja shtrënguese më parë gjatë javës, dhuna ka regjistruar një përshkallëzim dramatik në vend.