E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet presidenciale ne SHBA

Edhe pse sondazhet kombëtare tregojnë Obamën dhe Rumnin shumë pranë njëri tjetrit, zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rezultati përfundimtar mund të rezervojë surpriza. Ndryshe nga vendet europiane në SHBA ata që thonë fjalën e fundit për zgjedhjen e presidentit të vendit janë Zgjedhësit e Mëdhenj. Në çdo shtet amerikan zgjidhet një numër i caktuar dhe i barabartë me shumën e deputetëve dhe senatorëve të këtij shteti. Zgjedhjet në këtë mënyrë mbahen në çdo shtet, dhe ai që fiton numrin më të madh të zgjedhësve të mëdhenj ka fituar dhe Shtëpinë e Bardhë. Sipas të dhënave më të fundit aktualisht Obama mund të mbështetet në votën e 221 zgjedhësve të mëdhenj përkundrejt 170 të Mit Rumnit. Ndërsa zgjedhësit e mëdhenj të cilët ende nuk e kanë bërë të qartë votën e  tyre janë 147. Sfida më e madhe për Shtëpinë e Bardhë momentalisht mbetet ende papunësia. Muajin e fundit janë krijuar vetëm 69 mijë vende pune shumë më pak nga sa ishin parashikuar. Sipas shifrave zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri I të papunëve arrin në 12 milion e 700 mijë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›