E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selimi: Së pari të filtrohet AKI-ja, pastaj policia

Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri do të kërkojë llogari nga Policia e Kosovës.

Duke folur për verifikimin që do i bëhet pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga AKI-ja, njëri prej anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri, Rexhep Selimi, ka thënë se fillimisht duhet që ky proces t’i bëhet AKI-së e pastaj organizatave të tjera, shkruan koha.

Ai ka thënë se në AKI ka njerëz që punojnë edhe për organizata të tjera, siç është SHIK-u derisa ka shprehur drojën së në Polici mund të ketë eliminime.

“Kryetari i Komisionit për mbikëqyrje të AKI-së ka ngritur këtë problem që brenda AKI-së janë futur në njëfarë forme ex officio ish-pjesëtarë të SHIK-ut që verifikimi do të duhej t’u bëhej atyre njerëzve për shkak të ligjshmërisë apo joligjshmërisë së kësaj organizate. Ata nuk do të duhej të ishin brenda AKI-së” ka thënë deputeti Rexhep Selimi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›