Orë me emra personal për zyrtarët e Kuvendit të Kosovës

Dyshët punëtorë të administratës së Kuvendit të Kosovës, për punë e devotshmëri janë shpërblyer më nga një orë dore, ku në mbishkrim do të kenë emrin e tyre.
Mania e shfrytëzimit të parasë publike pa hesap nuk ka të ndalur. Pak ditë pas shpërblim me dhuratë të deputetëve të Kosovës, edhe administrata e këtij institucioni ka shpërblyer punëtorët e saj më nga një orë dore.
Dyzet punëtorë të administratës së KK-së do të kenë si dhuratë orën më emrin e tyre në mbishkrimin të saj, për punë “e devotshme” që kanë bërë. Zyrtarë të KK thonë se nuk ka asgjë të keqe me këtë vendim, bile ata thirren në ligji për këtë punë.
“Ligji për shërbyesit civilë e parasheh, kështu që për vitin jubilar, ata punëtorë i kemi shpërblyer tash e dhjetë vjet punojnë në këtë institucion:, ka thënë për “Zëri” sekretari i Kuvendit të Kosovës Ismet Krasniqi./Indeksonline/