E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvin Rama kerkon hapur ne Bruksel kushtezimin e liberalizimit te vizave

05-10-2010 / Redaksionale

Dergata e qyqareve II - Rikthimihellip

Nje delegacion i deputeteve socialiste ne prag te nisjes se protestave te paralajmeruara tash nje muaj e disa kohe shkoi ne Bruksel per te takuar personalitete majtiste te Parlamentit Europian. Dergata e dyte e qyqeve pas asaj te se pares ne javen e pare te korrikut perbehet kesaj radhe nga dy hyrje te reja Vali Leskaj e Arben Malaj dhe serish nga Tau Balla dhe Arben Ahmetaj. Ndonese qellimi i tyre i shpallur ne media eshte rivendosja e kontakteve per zgjidhjen e ngercit politik synimi i pashpallur eshte te bejne terrorizem informativ duke nxire reformat e qeverise Berisha. Lajmi i djeshem eshte se ne Shqiperi jane prodhuar e shperndare me shume se 1 milion pasaporta biometrike te cilat jane lejekalimi yne ne demokracine e madhe oksidentale.
Qellimi i shtegtimit te kukuvajkave eshte kurdohere edhe me i qarte kushtezimi in-extremis i liberalizimit te vizave. Modalitetet e kesaj kerkese pritet te sqarohen shume shpejt per lexuesit tane. Informacione te ndryshme nga Brukseli flasin per nje dosje te zeze te marre me vete nga opozita socialiste mes tyre edhe per shprehjen e frikes se dokumentet e identitetit jane lehtesisht te falsifikueshme. Mirepo nuk ka gje me te pavertete sesa kjo sajese e turbullt.
Kukuvajkat e zeza te nisura nga kulla e fidelit serish shkuan ne Bruksel per te provuar per here te fundit pengimin e liberalizimit te vizave njeres prej aspiratave me legjitime te shqiptareve. Dergaten famezeze e nisi shefi i tyre Edi Rama si komisaret e drites soc-komuniste me cdo kusht dhe cdo menyre qe te mund te pengohet Integrimi i vendit ne kontinentin meme. Mergata e qyqareve ka inat te pasherueshem nga penicilina e demokracise kunder deshirave dhe endrres per te levizur te lire si gjithe europianet.
Nje gje eshte e sigurt parlamentaret europiane nuk e shohin realitetin me syzet e klubit te shtrenjte opozitar ndaj e gjykojne se Shqiperia ka bere realisht hapa para ne sfidat e veta te integrimit. Mbi te gjitha atyre u intereson qe Shqiperia te perparoje per te zvogeluar distancat qe na ndajne nga Europa. Kete e kuptuam edhe nga fjala e kreut te delegacionit te Parlamentit Evropian per Europen Juglindore Eduard Kukan i cili ka bere hi dhe pluhur fushaten e antishqiptareve dhe te atyre qe se duan levizjen e lire duke deklaruar prere se askush smund ta ndale procesin dhe se brenda vitit shqiptaret do levizin pa viza ne BE.
Kryetari i delegacionit te Parlamentit Europian per Europen Juglindore konfirmon se perpjekjet e Brukselit per gjetjen e nje zgjidhjeje politike ne Shqiperi nuk kane reshtur por ato kane qene te pasuksesshme pasi bllokohen ne momentin e fundit. Mergata antieuropiane Balla-Ahmetaj e cila duhej te ndalte projektin e heqjes se vizave me vajtime dhe qepaze per kutite deshtoi pasi rekomandimi pozitiv u miratua unanimisht ne Komisionin e Jashtem te Parlamentit Europian. Ne nje kohe kur pretendimet e opozites per nje transparence te mundshme te zgjedhjeve te 28 qershorit po harrohen gjithnje e me shume dhe askush spo e permend me kete subjekt neper daljet mediatike Egoarku duket se ka gjetur zgjidhjen per te qene ne vemendje te nderkombetareve duke u kerkuar atyre qe liberalizimi i vizave me Shqiperine te kushtezohet nga hapja e kutive. Ne menyre apatride Edi Rama u mohon qytetareve nje te drejte me nje kerkese te padrejte. Investimi i paprecedente i opozites socialiste per te sekuestruar integrimin ne strukturat euro-atlanike eshte puna me e padobishme dhe krejt e turpshme e nje filozofie bllokuese e tejet konfliktuale.
Pertej ketyre gjetjeve aventureske per te trafikuar lidhje mes vizave dhe kutive gjithcka eshte nje tentative e deshperuar. Maniakale bile. Duke besuar ne premtimin e miqve evropiane por me shume ne te drejten tone per nje vleresim meritokratik te procesit liberalizimi i vizave eshte tashme ceshtje ditesh dhe nisur nga garancia e institucioneve te Bashkimit Evropian para festave te fundvitit qytetaret shqiptare do kene mundesi te levizin te lire ne hapesiren Schengen. Pas votimit javen e ardhshme ne Parlamentin Europian raporti do ti kaloje per miratim Keshillit te Ministrave te unionit ne muajin nentor qe do te beje edhe faktike zhdukjen e kufijve apo shembjen e murit te vogel te Berlinit.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›