Vjedhje votash, prezencë fiktive dhe mungesë transparence në Kuvend

Parlamenti i Shqipërisë
Zamir Alushi
Shkelet katër herë brenda dy muajve Rregullorja e Kuvendit, ndërkohë që refuzohet të bëhen publike dokumentet e auditit të brendshëm. Bien në sy këto dy pika të nxehta të raportit Unë votoj i Lëvizjes Mjaft, ndërkohë që nuk mungojnë të dhënat mbi prezencën fiktive të deputetëve në séance.
Mbledhjet pa opozitën
Nga analiza e të dhënave të marra nga monitorimi gjatë periudhës janar-shkurt 2012, rezulton të jenë konsumuar katër raste të shkeljes së parashikimeve të Rregullores së Kuvendit, nga të cilat tre raste përbëjnë shkelje të nenit 34 të Rregullores, ku përcaktohet vlefshmëria e mbledhjeve të komisioneve të përhershme parlamentare; ndërsa rasti i katërt ka të bëjë me dhunimin e nenit 57 të rregullores, i cili përcakton karakterin vetjak të votës dhe mos delegimin e saj. Person përgjegjës për dhunimin e rregullores, sipas raportit, është Jemin Gjana. Në datën 18 janar 2012, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin e filloi mbledhjen në prani të vetëm 9 deputetëve nga 13 të tillë që përbëjnë kuorumin e nevojshëm për çeljen e punimeve të rregullta të komisionit. Deputeti Jemin Gjana, në cilësinë e Kryetarit të këtij komisioni të përhershëm parlamentar, i cili, si drejtues i mbledhjes (neni 23/1) duhet të kishte ndërprerë mbledhjen, pasi ato konsiderohen të vlefshme kur në to merr pjesë më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të komisionit (neni 34/1)-përshkruhet në raport.Poky komision në mbledhjen e datës 8 shkurt 2012, i çeli punimet në përputhje me parashikimet ligjore, pra në prani të kuorumit të nevojshëm të deputetëve, por gjatë votimit të projektligjit Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998 Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit, opozita u largua nga mbledhja dhe komisioni vijoi procesin e votimit të kësaj nisme ligjore me vetëm 11 anëtarë të pranishëm nga të paktën 13 që duhet të ishin të pranishëm. Gjithashtu, në mbledhjen e datës 20 shkurt 2012, I njëjti komision fillon mbledhjen dhe diskutimin e çështjeve të parashikuara në rendin e ditës, në prani të më shumë se gjysmës së deputetëve, anëtar të këtij komisioni. Por me largimin e përfaqësuesve të opozitës, komisioni vijoi diskutimet dhe votimin e projektligjit Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7746, datë 28.7.1993 Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi), -shpjegon rrethanat e shkeljes raporti i Mjaft.
Prezenca fiktive e deputetëve
Prezenca fiktive e deputetëve në mbledhjet e komisioneve parlamentare nuk është me një fenomen, por një rregull normal për Kuvendin e Shqipërisë. Ky rregull i ri, i aplikuar nga administrata e Kuvendit të Shqipërisë, ku regjistrohen si te pranishëm deputetë të cilët kanë munguar në mbledhje, nuk bazohet në asnjë nen dhe pikë të Rregullores së Kuvendit. Kjo praktikë është tepër problematike për mirëfunksionimin e komisioneve parlamentare dhe mund të konsiderohet një vepër penale, për sa kohe kemi të bëjmë me dokumente zyrtare të një institucioni shtetëror.
Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, më 7 shkurt 2011, gjatë shqyrtimit dhe votimit të dy projektligjeve, u regjistruan nga skuadra Unë Votoj 17 anëtarë prezentë nga 27 që ka ky komision. Ndërkohë, në ballafaqimin që është bërë me procesverbalin e Kuvendit, rezultojnë 21 anëtarë nga 27 që ka ky komision, 4 anëtarë më shumë. E njëjta gjë ka ndodhur në këtë komision edhe më 31 janar 2011: Gjatë kësaj mbledhje, u regjistruan nga skuadra Unë Votoj:, 20 anëtarë prezentë nga 27 që ka ky komision. Ndërkohë, në ballafaqimin që është bërë me procesverbalin e Kuvendit të Shqipërisë, rezultojnë 26 anëtarë nga 27 që ka ky komision, 6 anëtarë më shumë- fikson këtë shkelje raporti i Mjaft. Prezencë fiktive dhe falsifikim konstatohet edhe në dokumentacionin e këtij komisioni gjatë diskutimit të tre projektligjeve të tjera në ditët në vijim. Ky komision nuk e ka problem të shënojë pesë deputetë më tepër në procesverbal.
Gjashtë kërkesa pa përgjigje
A kemi të drejtë të informohemi pas kufizim për çështjet me interes publik. Sipas Ligjit për të Drejtën e Informimit, çdo qytetar mund të marrë informacionin që kërkon, por në Kuvend, jo gjithmonë mund tia dalësh. Ekipi Unë Votoj nuk ia ka dalë të shtijë në dorë një dokument që bën transparente shpenzimet e administratës së këtij institucioni. Në kuadër të përmirësimit të transparencës së institucioneve shtetërore përkundrejt qytetarëve që kërkojnë të informohen apo që kërkojnë të marrin informacione publike nga këto institucione, Lëvizja Mjaft i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë 6 Ankesa Administrative, në vijim të komunikimit zyrtarë me këtë institucion. Në mungesë të një përgjigje zyrtare, përtej afatit 40 ditor që përcakton Ligji për të Drejtën e Informimit 8503, të 6 kërkesave zyrtare të dërguara Kuvendit më 5 dhjetor 2011, u vijua me dërgimin e 6 Ankesave Administrative. Këto shkresa ankuese i janë dërguar Kuvendit të Shqipërisë në datë 10 shkurt 2012 dhe megjithëse ka kaluar afati 30 ditor për ankimet administrative, ende nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare nga Kryetarja e Kuvendit- thuhet në këtë raport.
Tre deputetët që mungojnë më shumë në votime
Gjatë periudhës 16 Janar – 29 Shkurt 2011 të legjislaturës së XVIII të Kuvendit të Shqipërisë, deputetët që kanë munguar në votimin e të gjithë projektligjeve në seancat plenare, duke mos ushtruar të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga roli i përfaqësuesit të elektoratit paraqiten në tabelën e mëposhtme:
Emër Mbiemër I pranishëm në/nga
Pandeli Majko 4-17
Dritan Prifti 6-17
Gazmend Oketa 7-17
Vetëm Majko dhe Gjiknuri rezultojnë antikonformistë në PS
Vetëm dy deputetë antikonformistë në Kuvend në këtë periudhë dymujore të vëzhgimit. Kjo pjesë e raportit Unë Votoj paraqet rastet kur deputetë të grupeve të ndryshme parlamentare, në mënyrë individuale ose në grupe te vogla, kanë votuar ndryshe nga pjesa tjetër e grupit parlamentar apo koalicionit, para dhe pas-zgjedhore, ku bëjnë pjesë. Sipas Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, deputetëve u njihet e drejta e shpjegimit të votës kundër, e drejtë kjo që shfrytëzohet pak ose aspak nga parlamentarët shqiptar. Arsyeja pse antikonformizmit partiak i është dedikuar një pjesë e veçantë, në këtë publikim, lidhet me rëndësinë që i jep çdo deputet opinionit të zgjedhësve, qëndrimit individual dhe integritetit personal pavarësisht qëndrimit en bloc të grupit parlamentar.
Në seancën plenare të datës 26 janar, deputetet Damian Gjiknuri dhe Pandeli Majko kane votuar kundër projektligjin Aktit Normativ nr. 5, datë 28.12.2011, Për një ndryshim në ligjin nr. 10.418, datë 21.4.2011, Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor, ndërkohë qe grupi parlamentar ka abstenuar.
Pozitive
Kur PS gjen konsensusin me PD-në
Politizimi e kam zbehur debatin profesional për nismat ligjore në të kaluarën, por ndryshe paraqitet situata për periudhën janar-shkurt 2012. Eshtë kohë kur opozita u kthye në komisione dhe vendosi të kalojë me konsensus ligjet që kërkonin tre të pestat