E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi-Tadic në qershor, në Londër ose Bruksel

Tadiç e Thaçi

PRISHTINE- Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadic mund të takohen gjatë muajit qershor në Londër, ose në Bruksel.

Kështu kanë deklaruar burime ndërkombëtare për Express në kushte anonimiteti, të cilat kanë përjashtuar mundësinë që takimi të ndodhë në Sarajevë, për faktin se Bosnja dhe Hercegovina ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadic mund të takohen gjatë qershorit në Londër, ose në Bruksel. Por takimi nuk ka gjasa të ndodhë në një vend që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka thënë ky zyrtar për gazetën.

Mundësia e takimit Thaçi Tadic është përmendur disa herë, sidomos gjatë procesit të bisedimeve Kosovë Serbi, të cilat po zhvillohen në Bruksel..

Thaçi më herët ka thënë se nuk ka ndonjë problem ta takojë Tadicin, pasi takime me të ka pasur edhe gjatë bisedimeve për statusin në Vjenë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›