E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjobë rekord për kompaninë "Toyota"


Kompania "Toyota" do t'i paguajë një gjobë rekord prej 16,4 milionë dorësh Departamentit Amerikan të Transportit, për shkak se nuk i ka dhënë informacione mbi defektin në pedalin e gazit.
DAT thekson se gjiganti i prodhimit të makinave nxorri në shitje prodhimet e reja pa lajmëruar defektin. Administrata për Sigurinë e Trafikut në Shtetet e Bashkuara ka siguruar dokumentat nga "Toyota", të cilat vërtetojnë se kjo kompani ishte në dijeni të defektit.

Problemet me pedalin e gazit bënë që në janar të tërhiqeshin nga tregu një numër i madh makinash të markës japoneze. "Toyota" ka në dispozicion vetëm dy javë kohë për të apeluar gjobën.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›