E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi historik, Sejdiu dhe Thaçi mbërrijnë në Uashington



Autoritetet më të larta të Republikës së Kosovës kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara për t’u takuar me presidentin Xhorxh Ë Bush dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë. Presidenti Fatmir Sejdiu, Kreyministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni kanë marrë ftesë nga Presidenti amerikan për një vizitë zyrtare në SHBA, ftesë që është pritur me shumë optimizëm Prishtina zyrtare. Fillimisht përfaqësuesit e Kosovës do të takohen më 18 korrik me Sekretaren amerikane Shtetit Kondoleza Rajs ndërsa takimi me Bush do të zhvillohet më 21 korrik. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se gjatë kësaj vizite do të rikonfirmohet mbështetja e fuqishme e SHBA-ve për shtetin më të ri në botë. Ndërsa autoritetet në Prishtinë këtë vizitë e kanë konsideruar si një ngjarje historike për vendin. Liderët e Kosovës janë të bindur se në fokus të këtij takimi është përmirësimi i jetës së qytetarëve kosovarë. Para udhëtimit për në SHBA, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi e kanë vlerësuar lart ftesën që u ka bërë presidenti amerikan, Xhorxh Ë Bush, duke e cilësuar këtë takim si historik. Sipas tyre, ky takim dëshmon për mbështetjen e jashtëzakonshme të Qeverisë amerikane në ndërtimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Presidenti Fatmir Sejdiu ka vlerësuar se takimi do të jetë një mundësi e mirë për t’u shprehur SHBA-ve falenderimin për mbështetjen dhe ndihmën ndaj Kosovës. “Mendoj se janë takime jashtëzakonisht të rëndësishme për ne. Mund të them lirisht se është një moment historik për marrëdhëniet tona, duke pasur parasysh edhe gjithë investimet tepër, tepër të rëndësishme që SHBA-ja ka bërë për Kosovën në të gjitha fushat dhe në atë që është kryesore, në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha presidenti Sejdiu. Ndërsa kryemninistri Hashim Thaçi është shprehur se kjo vizitë do të vulosë suksesin e Kosovës dhe do t’i hapë rrugë vizionit euroatlantik. Ky sukses sipas tij është i ndërlidhur me rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të SHBA-ve.
“Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë, gjithë politikën amerikane, popullin amerikan, për mbështetje të jashtëzakonshme që i kanë dhënë Kosovës dhe Kosova përulet me respekt para Qeverisë dhe popullit amerikan”,- është shprehur Thaçi i cili ka sqaruar se në takimin me presidentin Bush dhe Sekretaren amerikane, Kondoleza Rajs do të bisedohet për arritjet e Kosovës por edhe për shqetësimet e saj. Optimistë për këtë takim të rëndësishëm janë shprehur edhe përfaqësuesit serbë të Kosovës të cilët shpresojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës.

Bakojanis: “Nacionalizmi ekstrem mbjell erëra dhe korr furtuna”

Pas letrës së kryeministrit Gruevski drejtuar homologut të tij Karamanlis acarimi i klimës në marrëdhëniet midis Athinës dhe Shkupit të kujton situatën e mesit të viteve 90-të që çuan në embargo. Deputeti i partisë nacionaliste Alarmi Ortodoks Popullor arriti të kërkojë mbylljen e kufirit me qëllim evitimin e provokacioneve të palës tjetër javën e ardhshme, sikurse pretendoi, në një aktivitet në fakt të përvitshëm ndërshtetëror dhe ndërkulturor si ai i Prespës. Mesazhi i ministres së Jashtme greke Dora Bakojanis, në këto kushte, që shënoi dhe kulmin e reagimit të revoltuar të Athinës ndaj kërkesës së Shkupit për njohje të “minoritetit maqedonas” por edhe kthim pronash dhe pajisje me nënshtetësi greke të sllavomaqedonasve të larguar nga territori grek gjatë luftës civile 1946-1949, duhet të ketë sigurisht shumë receptues të tjerë përveç Gruevskit. “Nacionalizmi ekstrem mbjell erëra dhe korr furtuna”- tha Bakojani pasi theksoi më parë se “ajo çka përpiqet të bëjë Gruevski është që të shkallmojë në mënyrë të ndërgjegjshme themelet e negociatave që po zhvillohen me kushte shumë konkrete”. “Ajo çka negociohet është vetëm emri”, bën të qartë në të gjitha tonet Athina, që flet njëkohësisht dhe për konsensus amerikan pas takimit të diasporës grekomaqedonase me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit Daniel Frid. “Besoj se zoti Gruevski i ofron shërbime të këqija vendit të tij”- deklaroi kryetari i opozitës socialiste Jorgos Papandreu.

17 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›