E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi i G8 në Kanada, diskutohet programi bërthamor i Iranit


Ministrat e Jashtëm të Grupit të Tetë vendeve më të industrializuara takohen sot në Kanada për bisedime, që pritet të fokusohen në programin bërthamor kontradiktor të Iranit. Takimi dy ditor në qytetin Gatino të Kebekut vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës po u prijnë përpjekjeve për të vendosur një raund të katërt të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit kundër Iranit, por për këtë, u nevojitet edhe dakordimi i Kinës.
Javën e kaluar, një zyrtar i lartë kinez mori pjesë në një konferencë bashkë me pesë fuqitë e tjera botërore për të diskutuar sanksionet, por takimi nuk rezultoi me marrëveshje. Ministri i jashtëm kanadez, Laërence Cannon tha se Irani duhet të shqetësohet për krtitikat që i adresohen nga ndërkombëtarët. Presioni ndërkombëtar ndaj Teheranit, i mëshon idesë që Teherani të ndalë programin e pasurimit nuklear, që sipas perëndimorëve ka si qëllim zhvillimin dhe ndërtimin e armëve atomike. Por Irani e mohon një gjë të tillë, duke thënë se energjia nuklerare Iranit i shërben për të gjeneruar elektricitet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›