E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moskë, dy shpërthime kamikaze në metro. 40 viktima

Dy shpërthime kanë tronditur metronë e Moskës. Deri tani të vdekurit kanë arritur në 40. Shpërthimi i parë u provokua nga një kamikaz në metronë e Lubiankës, pikërisht poshtë selisë qendrore të shërbimeve federale të sigurisë. Shpërthimi i dytë ka ndodhur në parkun Kulturi ku kanë humbur jetën 15 persona, ndërkohë që një bombë e tretë që duhej të godiste stacionin Prospekt Mira, nuk shpërtheu.

Rusia ka nisur menjëherë hetimet për terrorizëm ndërkohë që prokurori i Moskës Yuri Semin deklaron se në të dy rastet shpërthimet janë shkaktuar nga dy gra kamikaze. Sulmi i fundit terrorist në Moske ka ndodhur në 31 gusht 2004 kur një grua kamikaze shpërtheu në një stacion të metrosë, ku si pasojë jumbën jetën 10 persona. < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›