E Diel, 1 Nëntor 2026

Bentler: Kosova nuk ka rreziqe të jashtme



Komandanti i forcave paqëruajtëse, Merkus Bentler, ka thënë se "KFOR-i e ka përmbushur misionin e vet ushtarak", por shtoi se gjendja në Kosovë "mbetet sipërfaqësisht e qendrueshme", dhe se "një ngjarje e vetme mund të mjaftojë që të nxitë dhunën".

Në një intervistë për gazetën "Neue Osnabruecker Zeitung", Bentler ka vlerësuar se KFOR-i është në gjendje që situatat e tilla "t'i zgjidhë me më pak ushtarë", dhe ka theksuar se "është arritur qëllimi i KFOR-it që të pengojë konfliktet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve" të Kosovës.

"Nuk ka më rreziqe të jashtme", ndërsa sfidat që e presin Kosovën "nuk janë të natyrës ushtarake, por janë sociale, politike dhe ekonomike", ka thënë Bentler.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›