Takimi i Meksikës, paketë e re për ligjin mbi emigrimin
Presidenti amerikan Barak Obama, në shoqërinë e udhëheqësve të Meksikës e Kanadasë, ka deklaruar se synon të punojë në reformën e emigracionit pas trajtimit të çështjeve të kujdesit shëndetësor dhe rimëkëmbjes ekonomike. Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit të nivelit të lartë në Guadalahara të Meksikës, Obama tha se parashikon punën për të miratuar paketën e re ligjore mbi emigrimin vitin tjetër.
Në takim, presidenti Obama, kryeministri kanadez Stefen Harper dhe presidenti meksikan Felipe Kalderon u zotuan për të bashkëpunuar për rikthimin e rritjes ekonomike dhe për të luftuar virusin e gripit A-H1N1. Në deklaratën e përbashkët në mbyllje të takimit, tre udhëheqësit thanë se diskutuan plane për krijimin e sistemit të shëndetit publik dhe shkëmbimin e informacioneve rreth gripit pandemik i shkaktuar nga virusi A-H1N1.
Udhëheqësit gjithashtu theksuan se rrjetet kriminale ndërshtetërore kërcënojnë këto tre vende. Presidenti amerikan Obama tha se beson në aftësinë e Meksikës për të luftuar kartelet e drogës ndërkohë që respekton të drejta e njeriut.