Takimi i Ohrit, 4 krerët e Ballkanit: Bashkë për integrimin
OHËR- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në krye të një delegacioni zyrtar, mori pjesë sot në mesditë, në Takimin III së bashku me Presidentët e Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi, në qytetin e Ohrit, në Maqedoni.
Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, Presidentët e Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi, vlerësuan këtë aktivitet shumë të rëndësishëm duke theksuar se ky “Takim III” mes katër Krerëve të Shteteve, si dhe takimet dypalëshe ku shprehen mendimet e sugjerimet e tyre për rritjen dhe thellimin e bashkëveprimit, do të jenë patjetër një kontribut i dobishëm në funksion të forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes katër vendeve fqinje, në përmbushje të interesave të ndërsjella politike, ekonomike, etj.
Në mënyrë të veçantë, Kryetarët e Shteteve vlerësuan rëndësinë e këtij Takimi III, i cili do të shënojë një hap tjetër konkret e domethënës të përkushtimit serioz e të përbashkët për të përshpejtuar integrimin e plotë të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Maqedonisë në strukturat evropiane dhe euroatlantike.
Ky takim shërbeu gjithashtu për përforcimin e një imazhi pozitiv të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe ritheksoi dedikimin dhe vendosmërinë e përbashkët në interes të forcimit të bashkëpunimit rajonal, përparimit ekonomik, për të përballuar së bashku probleme, kriza dhe sfida, si dhe për të koordinuar nismat e mëtejshme e qëndrimet e përbashkëta mbi çështje rajonale e globale.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Topi-Jahjaga: Do thellojmë bashkëpunimin dypalësh