Google+ pritet të kalojë 10 milion përdorues në dy javët e para
Sipas “Ancestry.com” të krijuar nga Paul Allen, ai që krijoi Microsoft në bashkëpunim me Bill Gates, llogaritet që të martën në mëngjes rrjeti i ri social i Google arriti 9,5 milion përdorues. Llogaritet që në fund të ditës Google+ të arri 10 milion përdorues.
Google+ kishte 1,7 milion përdorues në datë 4 korrik. Në datë 10 korrik numri u rrit në 4,5 milion. Me një rritje eksponenciale, 2,2 milion njerëz janë regjistruar vetëm 32 orët e fundit. Sipas kësaj rritje mendohet se numri i përdoruesve do të shkoj në 20 milion këtë fundjavë.
Facebook, kur u lëshua në vitin 2004, arriti 1 milion përdorues brenda vitit në disa universitete amerikane. Në dhjetor të vitit 2006 kishte më tepër se 12 milion përdorues.
Google+ është akoma në versionin beta dhe për tu regjistruar duhet një ftesë nga një përdorues i regjistruar. Nëse Google+ do të ishte lëshuar i lirë për të gjithë, do kishte pasur një rritje monumentale, ndoshta do kishte bllokuar serverët e Google nga fluksi i madh i kërkesave.
Numrat e saktë akoma nuk dihen dhe Google nuk ka dashur të prononcohet mbi komentet e Allen.
(a.h/BalkanWeb)