Takimi i Stambollit, pozitiv për Ballkanin
Presidentët e Turqisë e Serbisë, së bashku me kreun e presidencës boshnjake, takohen sot në Stamboll.
Abdullah Gyl, Boris Tadiç dhe Harris Silajxhiq do të diskutojnë zhvillimet dhe bashkëpunimin rajonal. Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu tha se takimi i Stambollit do të jetë "një hap i rëndësishëm për Ballkanin".
Pas vizitës së tij në Beograd, gjatë javës që po lëmë pas, Davutoglu tha se ka pasur "zhvillime pozitive" në marrëdhëniet mes Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë, të cilat do çojnë drejt një paqeje përfundimtare në rajon.
Nga tetori i vitit 2009 ka pasur pesë takime trepalëshe mes Turqisë, Bosnjës dhe Serbisë.