Armeni, kujtohen viktimat e Luftës së Parë Botërore.
Dhjetëra mijëra njerëz kanë kujtuar viktimat armene të vrara nga osmanët gjatë Luftës së Parë Botërore. Presidenti armen, Serzh Sarkazian, gjatë ceremonisë përkujtimore tha se pranimi ndërkombëtar i bindjes së armenëve se vrasjet e asaj kohe përbëjnë gjenocid është i pashmangshëm.
Një grup intelektualësh turqë kanë kërkuar nga bashkqytetarët e tyre t'i bashkohen në një protestë në heshtje në kujtim të viktimave armene.