E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDD, dështon ftesa për koalicion me LDK-në


Oferta e LDD-së për koalicion parazgjedhor me LDK-në e bërë përmes një letre para rreth tre muajsh ka dështuar përfundimisht. Lideri i dardanëve, Nexhat Daci, i cili ofertën ia kishte drejtuar kreut të LDK-së, Fatmir Sejdiu, i ka dhënë fund kësaj iniciative, të enjten, para anëtarëve të Këshillit Kombëtar të LDD-së.

Përgjigjja për ofertën e LDD-së nuk erdhi asnjëherë nga "Shtëpia e vjetër", prandaj Daci vendosi t'i japë fund pritjes.

"Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, të enjten, kryetari Daci dha qëndrimin e vet dhe të partisë se ka përfunduar periudha e pritjes së LDK-së. çështja e letrës së LDD-së për LDK-në tanimë është e mbyllur", ka thënë Zeneli.

Mungesa e një përgjigjeje zyrtare nga LDK-ja, ka qenë e mjaftueshme që LDD-ja ta interpretojë këtë si refuzim të ofertës së saj për koalicion.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›