Takimi i krerëve Strategjia e opozitës, protesta masive
Autori i Lajmit: Redaksia
Koalicioni opozitar që pak ditë më parë drejtoi protestën triditore në Tiranë, me kërkesën themelore për hapjen e kutive të votimit të 28 Qershorit përcakton strategjinë e mëtejshme. Pas një takimi të zhvilluar dje, krerët e partive opozitare, Edi Rama, Spartak Ngjela, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Nard Ndoka dhe Erion Veliaj, kanë vendosur të vijojnë protestat paqësore me anë të të cilave ata pretendojnë se do të rrëzojnë qeverinë. “Jemi në këtë fazë të ndërmjetme dhe kohë reflektimi për pushtetin dhe për Sali Berishën. Ndërkohë jemi të gjithë në një mendje, që në emër të të gjithë atij populli të madh opozitar që përfaqësojmë, të refuzojmë më përbuzje jo vetëm gjuhën vulgare dhe agresive të përdorur nga Sali Berisha dhe nga lakenjtë e tij këto ditë, por njëkohësisht edhe të gjitha insinuatat e turpshme që kërkojnë të njollosin këtë lëvizje të madhe popullore, duke e trajtuar si një episod që meriton epitete, të cilat ne jo vetëm i përçmojmë, por njëkohësisht na bëjnë edhe më të vetëdijshëm të gjithëve për natyrën e këtij pushteti. Një pushtet që përmes parasë së akumuluar në rrugë të paligjshme, është ricikluar dhe synon të mbahet në këmbë brenda një rrethi vicioz mes rrugës së paligjshme të përfitimit dhe njëkohësisht të riciklimit të vetvetes”, - u shpreh Rama. Kryetari i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, paralajmëroi një protestë që nuk është parë asnjëherë tjetër në Shqipëri. “Në rast se deri pas 10 ditësh nuk merr vendimin për të rinumëruar votat në qendrat që duan njerëzit, atëherë shqiptarët do të marrin protestën më të madhe masive, sepse indirekt ai ka provuar që ka manipuluar zgjedhjet”, - tha Ngjela. Ndërsa kryetari i socialdemokratëve, Skënder Gjinushi, tha se shumë shpejt kësaj qeverie do ti vijë fundi. “Dëshiroja vetëm ti jepnim një përgjigje kryeministrit të PD duke i kujtuar që në 89-90 as diktatura nuk fliste me këtë gjuhë. Atëherë kur Berisha fshihej pas nesh dhe jo që ska guxuar tu drejtohej protestave dhe popullit në këtë mënyrë, por dridhej në ato protesta”, - tha Gjinushi. Ndërsa kreu i G99, Erion Veliaj, theksoi se shfaqen qartë dy kultura të ndryshme. “Ka qartazi një kulturë, e cila po mbjell idenë e dhunës dhe po i jep licencë për dhunë kujtdo militanti të verbuar dhe një kulturë paqësore. Prova e qartë për të gjitha nivelet e dhunës u dha në protestën e fundit, që ishte protesta më paqësore e organizuar në Shqipëri. U kërkojmë qytetarëve të tregohen të vetëpërmbajtur, sepse asnjëherë nuk jemi promotorë dhe as aplikues të dhunës në Shqipëri. Këto protesta do të mbahen si hera e parë, ku në mënyrë paqësore do të kërkohet e drejta dhe jo në mënyrë të dhunshme, ashtu siç po provokohet dita-ditës”, - tha ai. Opozita sapo mbylli fazën e parë të protestave për hapjen e kutive, por nga ana e mazhorancës akuzat dhe fjalori vetëm janë ashpërsuar. Pas festave kombëtare, duke nisur nga 5 dhjetori, është paralajmëruar një fazë e re protestash.
Ky lajm është publikuar: 27/11/2009