E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi me Ramën, Berisha: Darka private

“Me që nëse darka është private nuk u ftoj dot në Strazburg. Do kisha dashur t’u merrja me vete, por herë të tjera unë me ju do të udhëtoj”. Ky ishte komenti i kryeministrit Berisha pak para nisjes ne Strasburg ku sebashku me kryetarin e Partise Socialiste pritet te arrijne nje marreveshje per ngercin politik ne vend.

Deklaratat shefi i mazhorances i beri gjate mbledhjes se Keshillit Nderministror per Integrmin ku njoftoi se Shqiperia ka afat deri ne 10 qershor per t’iu pergjigjur 170 pyetjeve te tjera shtese qe Komisioni Europian ka derguar pas dorezimit te pergjigjeve te pyetesorit nga Tirana zyrtare.

“10 qershori është një ogur i bardhë, është përcaktuar si dita fundit, që ne duhet të dorëzojmë të gjitha sqarimet dhe përgjigjet për pyetjet e reja. Janë planifikuar të vijnë edhe 9 misione ekspertësh, pasi, ndër të tjera, Komisioni ka edhe një specifikë. Nëse nuk i sheh gjërat vetë, nuk i beson, pra, i lexon, por vjen edhe vetë këtu” tha Berisha.

Ne 14 prill Shqiperia dorezoi ne Bruksel pergjigjet e pyetesorit te Komisionit Europian per marrjen e statusit kandidat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›