E Diel, 1 Nëntor 2026

Parisi në alarm, vidhen pikturat 500 milione euro

PARIS- Pesë piktura, përfshi dhe kryevepra të Pikasos dhe Matisse janë vjedhur gjatë natës nga Muzeumi i Artit Modern në Paris. Pikturat e vjedhura llogariten të jenë në një vlerë prej 500 millionë euro. Policia thotë se ende nuk dihet se kush është autori i kësaj grabitjeje. Policia e Parisit thotë se pikturat janë raportuar të humbura të enjten në mëngjes.

Zyrtarët thanë se pikturat ishin të Pablo Pikasos, Henri Matisse, George Braque, Amedeo Modigliani dhe Fernand Leger.

Policia beson se hajdutët kanë kthyer dritaret prej xhami në orët e vona të së mërkurës.

“Është një krim shumë i madh, një ndër vjedhjet më të mëdha në historinë e artit”- ka thënë një burim në grupin hetimor.
(s.g/telegraph/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›