Pranga 73-vjeçarit, vodhi një servis motorësh
Fier
Arrestohet një 73-vjeçar që ka vjedhur pjesë motori për t’i shitur për skrap, ndërkohë që një 33-vjeçar u vu në pranga se i ka vjedhur bashkëfshatarit televizorin. Bëhet fjalë për shtetasit Mustafa Kanda 73 vjeç, banor i fshatit Povelçë të Komunës Dërmënas dhe Alban Nushi, 38 vjeç, banor i fshatit Seman të Komunës Topojë. Ky i fundit ka marrë në lokalin e një bashkëfshatarit të tij një televizor plazma dhe disa aksesorë të ndryshëm. Ndërsa 73-vjeçari Kanda, i dënuar edhe një herë më parë për armëmbajtje pa leje, dyshohet se ka vjedhur disa pjesë motorësh në ofiçinën që është pronësi e Luan Ziut, për t’i shitur për skrap.
#